Blitz

 Breaking News

“Matchy-matchy”, mamatë VIP shqiptare që vishen shpesh njësoj me vajzat e tyre

“Matchy-matchy”, mamatë VIP shqiptare që vishen shpesh njësoj me vajzat e tyre
November 20
18:33 2018

Ka kohë që të vishesh “Matchy matchy” është kthyer në një trend. Herë me partnerin, herë me miken e ngushtë… Por ato më specialet janë gjithnjë kombinimet me fëmijët. Dhe këtë e kemi vënë re shpesh dhe tek të famshmet shqiptare, që në evente apo përditshmëri preferojnë që të vishen njësoj si vajzat e tyre të vogla.

  • Zaimina Vasjari

Khloe është vetëm 9 muajshe dhe që tani, i pëlqen t’i ngjajë mami Zaiminës. Ato në fakt, jo më larg se kjo fundjavë ndanë një foto në Instagram me mbishkrimin “Matchy matchy”. Të veshura me rozë duket se atë ditë të shtune sollën një imazh pranvere.

  • Rezarta Shkurta

Përveçse në përditshmëri, disa mama si Rezarta kanë zgjedhur të shfaqen në këtë mënyrë edhe në sete fotografike. Me fustane të kuq, ajo dhe Hera rrezatonin dhe përtej fustanit, kanë treguar se sa shumë ngjajnë edhe me njëra-tjetrën në pamje.

  • Orgesa Zaimi

Siç duket edhe në këtë foto dhe Orgesa me Borën janë “Matchy matchy”. Stilin e saj të veçantë, ajo duket se ja ka ushqyer dhe të bijës.

  • Aulona Musta

Në festa, në emisione apo edhe kur dalin për shëtitje, Aulona me Amarën janë si shoqe të kombinuara njësoj me njëra tjetrën.

  • Aurela Gaçe

“Kombinejshën”-  thotë Aurela teksa duket shumë bukur me vajzën e saj. Në fakt, ne gjithnjë kemi menduar se një gjuhë e tillë mirëkuptimi për veshjet, shpesh tregon dhe sa të mira janë marrëdhëniet mes tyre.

  • Emina Çunmulaj

Emina Çunmulaj zgjedh shpeshherë të vishet një lloj me vajzat e saj, madje për Halloween ajo ka postuar disa foto me veshje të njëjta me të voglat. Një herë si “Hirushja”, një herë si Superwoman’s dhe më pas e mbyllin me stilin e viteve 80′. Ndryshe nga personazhet e tjerë Emina në këto kombinime është: “mama dhe bijat”.

E sigurtë që edhe në përditshmërinë tuaj, keni ndeshur të tilla familje kaq të bukura. /Blitz.al/

 

 

Share