Mariah Carey seksi dhe provokuese. Ndalohen posterat në dy aeroporte
August 15
16:22
2016
Dy aeroporte në Kaliforni kanë mbuluar posterat e Mariah Carey, sepse ishin shumë seksi dhe provokuese.
Këngëtarja do të shkojë në Las Vegas për të promovuar shfaqjen e saj por posterat që ka zgjedhur për promovim kanë sjellë probleme. Mariah shfaqet me gjoksin zbuluar dhe kjo është arsyeja që aeroportet e Burbank dhe Orange kanë mbuluar një pjesë të tyre me një fletë ngjyrë ari.
Gjithashtu edhe në Caesars, ku këngëtarja do të performojë kanë kërkuar një poster të çensuruar./Blitz.al/