Blitz

 Breaking News

Maria De Filippi, surpriza e këtij viti në Sanremo…

Maria De Filippi, surpriza e këtij viti në Sanremo…
January 10
18:06 2017

“Po Carlo, e pranoj ftesën tënde dhe do të jem në Sanremo!”

Kjo ishte përgjigjja që producentja dhe moderatorja e njohur italiane Maria De Filippi i ka dhënë Carlo Conti-t, për të qenë krah tij në skenën e festivalit të Sanremos së këtij viti.

Një marrëveshje që arrihet pas 1 viti bisedimesh të fshehta, të cilat i zbulon për publikun numri i radhës i revistës “Chi”.

Sipas detajeve që zbulon revista e famshme, personi i parë me të cilin u këshillua De Filippi ishte bashkëshorti i saj Maurizio Costanzo, i cili e aprovoi menjëherë idenë për të formojë dyshen më të bujshme të 20 viteve të fundit në festivalin e mirënjohur.

Nuk dihet ende roli konkret që do të ketë moderatorja e për këtë duhet të presim.

Ndër të tjera, “Chi” zbulon edhe emrat e disa prej artistëve të mëdhenj, të cilët do të jenë të ftuar në Sanremo, mes të cilëve përmendet Tiziano Ferro, Zucchero, Giorgia, Ed Sheeran, Steve Wonder etj. /Blitz.al/

Share