Blitz

 Breaking News

Mami i saj feston ditëlindjen, moderatorja shqiptare ka dy fjalë për të: “ I lutem zotit të të jap një jetë të lumtur pranë nesh dhe shërim të shpejtë!”

Mami i saj feston ditëlindjen, moderatorja shqiptare ka dy fjalë për të: “ I lutem zotit të të jap një jetë të lumtur pranë nesh dhe shërim të shpejtë!”
October 06
13:04 2018

Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren Einxhel Shkira, pasi nëna e saj feston ditëlindjen. Einxhel ka publikuar në Instagram një foto të nënës së saj kur ka qenë më e re dhe përbri saj ka bërë një dedikim plot dashuri.

Fillimisht ne na tërhoqi ngjashmëria që ka Einxhel me nënën, gjë për të cilën ajo ka folur edhe në shkrimin bashkangjitur fotos.

“Happy birthday MAMI
Thonë që i ngjaj ,ajo e ka shumë me merak këtë pjesë në fakt. Gjithmonë kur takon miqtë e saj me shumë krenari thotë më ka ngjarë mua vajza dhe sigurisht fillon debaton me babin pastaj se kujt i ngjaj më shumë
Do doja shumë të të ngjaja ma, do doja shumë të isha aq zemërgjerë sa je ti me ata që s’të kanë dhënë kurrë asgjë, të isha aq pozitive sa ty dhe me ata që të mbysin në negativitet, ti dhuroja dashuri si ty dhe atyre që i ka mbytur urrejtja, të doja siç i do ti njerëzit që nuk e meritojnë dashurinë tënde…dhe ndryshe nga të gjithë që thonë se secili e bën për vetën e tij, ti më thua skagjë se dhe ata njerëz janë.
Ma je aq e mirë sa s’besoj se mund të të ngjaj ndonjëherë kaq shumë. Mirësia dhe çiltërsia jote është aq unike sa të bën dhe ty të tillë, jo vetëm për mua që më ka dhënë zoti këtë fat po dhe për të gjithë ata që të rrethojnë..
Ama për diçka jam e bindur që të ngjaj 100%, kokëfortësinë dhe këmbnguljen që jo të gjithë na e duan, por kjo është arma jonë e fortë për të fituar çdo betejë dhe këtë s’duhet ta harrosh kurrë e s’duhet të dorëzohesh para asgjëje!!
Ka qenë një vit i vështirë për ty dhe të ka munduar por i lutem zotit të të japi shëndet mbi të gjitha dhe shërim sa më të shpejt ,të të japi një jetë sa më të gjatë e të lumtur prane nesh, që të na japi mundësinë të jetojmë në mirësinë tënde dhe ndoshta një ditë të mund të të kthejmë gjysmën e asaj që ke dhënë ti për Ne!”

Veç urimit, nëpërmjet këtij dedikimi moderatorja ka shprehur çdo gjë që ndjen për të si dhe ka treguar për luftën që e ëma ka bërë me një sëmundje. Gjithësesi Einxhel ka përshkruar kaq bukur, raportin e veçantë mes nënës dhe bijës./Blitz.al/

Share