Blitz

 Breaking News

Madonna së shpejti si regjisore dhe protagoniste në një stand-up komedi

Madonna së shpejti si regjisore dhe protagoniste në një stand-up komedi
January 10
14:03 2017

Madonna ka shkrepur një nga fotot më të bukura me dy fotografët Luigi & Lango  për kopertinën e “Harper’s Bazzar”. Por këto nuk janë të rejat e vetme. Këngëtarja ka në plan të marrë pjesë në një stand-up komedi dhe gjithashtu të merret me regjinë e një filmi.

Duket se këto janë planet e saj për vitin 2017.

“Po, më pëlqen shumë ideja të bëjë një show të tillë, të dal me një mikrofon në dorë dhe të flas”,- është shprehur ajo.

Nënë e katër fëmijëve dhe e divorcuar dy herë, këngëtarja ka treguar shpesh për vështirësitë që ka hasur, paragjykimin e të qenit femër në botën e artit dhe në Hollywood, por këto e kanë shtyrë atë që të vazhdojë dhe të mos heqë dora nga karriera, madje të eksperimentojë edhe më shumë.

Ajo ka aktruar në disa komedi, si Four Rooms, A League of Their Own, Who’s That Girl, dhe Desperately Seeking Susan.  Mbretëresha e popit  është shprehur se gjithashtu do të luajë rolin e regjisores në filmin “Loved”, një përshtatje e novelës së Andrew Sean Greer.

“Ajo prek shumë të vërteta për të cilat unë gjithmonë kam luftuar, si të drejtat e grave, të homoseksualëve e të tjerë. Dua ta kthej në një film këtë libër  pasi përfshin kaq shumë tema dhe përcjell mesazhe”,- është shprehur Madonna./Blitz.al/

madona madona1

Share