Blitz

 Breaking News

“Lutesha të vdisja i pari”, këngëtari i njohur shqiptar rrëfen përjetimet e luftës

“Lutesha të vdisja i pari”, këngëtari i njohur shqiptar rrëfen përjetimet e luftës
October 18
18:46 2018

Fundi i viteve 90’ ka qenë një ndër periudhat më të dhimbshme për qytetarët e Kosovës.  Dëbimet dhe ekzekutimet e ushtarëve serbë ende qëndrojnë në plagët e tyre. Një prej personave që e ka vuajtur këtë periudhë, është dhe këngëtari i njohur Mentor Haziri. I ftuar tek “Rudina” ai tregoi për përjetimet e luftës.

“Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme. Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Lutesha të vdisja i pari. Por 500 veta nuk mundën të na vrasin, sepse do të ishte masakër e madhe, nuk morën urdhër për të na vrarë. Na nxorrën në autostradë dhe aty unë jam ndarë nga familja ime. Mua më kanë ngritur në tren dhe kam qëndruar për një muaj në Maqedoni dhe kam punuar për refugjatë të tjerë. Deri kur është çliruar Kosova nuk kam patur asnjë kontakt me familjen time dhe nuk kam ditur asgjë për ta.”- u shpreh Mentori.

Dhe kështu ai është një shembull se pavarësisht se çfarë kalon në jetë, mund të ecësh përpara dhe të arrish suksesin. /Blitz.al/

Share