Blitz

 Breaking News

Lum si Tuna, çfarë burri ka!

Lum si Tuna, çfarë burri ka!
January 09
21:04 2017

Prej muajsh mediat online kanë shkruar për lidhjen mes këngëtares Tuna Sejdi dhe Patris Berishës. Kurioziteti shtohej gjithnjë e më shumë sidomos pas lajmit të shtatzënisë së këngëtares. Më në fund, para disa javësh, gjatë pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, këngëtarja pohoi se së shpejti do të bëhej nënë dhe do të sillte në jetë një fëmijë bashkë me Patrisin. Daljet e tyre në publik kanë qenë të rralla dhe po ashtu edhe deklaratat e dashurisë. Patrisi duket të jetë shumë i përkushtuar për të dashurën e tij, e cila ndodhet në muajt e ëmbël të shtatzënisë. Këtë ai e ka treguar edhe para pak minutash, pasi ka postuar një foto në Instastory ku tregon se është duke gatuar.
“Duke gatuar për dashurinë time”,- shkruan Patrisi bashkangjitur fotos.
Dihet që femrat gjatë shtatzënisë kanë shumë neps dhe sigurisht baballarët e vogëlushëve që shumë shpejt do të vijnë në jetë janë përherë të gatshëm të plotësojnë dëshirat e partnereve të tyre. Ndoshta ky është një nga rastet kur Patrisi gatuan me shumë dashuri për dy dashuritë e tij./Blitz.al/
patris

Share