Blitz

 Breaking News

Lorik Cana surprizohet nga fansi: Kjo do të thotë shumë për mua

Lorik Cana surprizohet nga fansi: Kjo do të thotë shumë për mua
November 27
16:07 2018

Ish-kapiteni i Kombetarës ka marrë një dhuratë të veçantë mbrëmjen e djeshme, te cilën nuk ka nguaruar ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në Instagram.

Lorik Cana ka postuar nje foto në profilin e tij zyrtar, ku shihet një letër të dërguar nga një fans i tij nga Polonia.

Fansi i shpreh gjithë admirimin e tij futbollistit, të cilin thotë se e ka  ndjekur intensivisht përgjatë viteve në karrierën e tij.

Ai kërkon nga Loriku që t’i dërgojë një foto me autograf, dhe i thotë që bashkë me letrën i ka dërguar dhe disa para për fondacionin “Lorik Cana”

“Faleminderit për të gjitha emocionet futbollistike. Bashkë me letrën do gjeni dhe një donacion modest për fondacionin “Lorik Cana 5 Faundation”-shkruan ndër të tjera ai në letrën drejtuar ish-kapitenit.

“Dua të ndaj këtë letër nga një fans nga Polonia, i apasionuar pas futbollit, dhe ta falenderoj atë për fjalët e tij dhe donacionin për “Lorik Cana 5 Faundition”. Ti thua “gjë e vogël” në letër, por për mua do të thotë shumë.”- shkruan Loriku në shkrimin bashkangjitur fotos.

/Blitz.al/

Share