Blitz

 Breaking News

Lil Wayne lançon albumin e ri në ditëlindjen e 36-të, ja se si është pritur

Lil Wayne lançon albumin e ri në ditëlindjen e 36-të, ja se si është pritur
September 28
20:50 2018

Festë e dyfishtë për një nga reperat më të njohur të industrisë së muzikës. Lil Wayne është duke festuar ditëlindjen e 36-të sot por gjithashtu ka lancuar dhe albumin e ri, “The Carter V”.

Bashkëpuntorët e tij prej vitesh, Drake dhe Nicki Minaj kanë qenë të parët që e kanë përgezuar reperin për projektin e ri. Drake postoi një foto të coverit të albumit në Instagram dhe shkroi bashkangjitur “C5 sapo doli, gëzuar ditëlindjen vëlla, vetëm dashuri për ty” Ndërkohë Minaj ishte më emocionale në postin e saj ku shkruajti “Gëzuar ditëlindjen Lil Wayne. Të dua me shume se ç’mund ta përshkruajnë fjalët. Faleminderit që ke besuar tek unë, unë nuk do resht kurrë së besuari në ty. Je më i miri i të gjitha kohërave”

Kjo e fundit është pjesë e albumit të ri, duke qenë pjesë e këngës “Dark Side of the moon” e së bashku me të shumë yje të tjerë kanë bashkëpunuar me Lil Waynë si për të dëshmuar infulencën që ai ka në industri. Travis Scott, Kendrick Lamar, Snoop Dogg apo Ashanti janë disa nga emrat që janë pjesë e “The Carter V”.  Vlen të përmendet dhe kënga “Don’t Cry” në bashkëpunim me të ndjerin XXXTentacion, reperi i ri që ndërroi jetë në qershor të këtij viti.

Lajmi për publikimin e një albumi të ri në fakt ishte surprizë për fansat e reperit të cilit kishin 7 vitë që prisnin që pas “The Carter IV” për një project të ri nga Yezzy. Sipas tij me këtë album ai po i jep të gjithëve diçka nga jeta e tij sepse janë vite pune dhe nuk është nevoja ta pëlqejmë thjesht duhet ta dëgjojmë. Gjithashtu dhe festa e lancimit të albumit ishte e veçantë sepse ndër të tjerë ishte i pranishëm dhe Stevie Wonder. 3 arsye për të festuar për Wayne, projekt i ri muzikor, ditëlindja dhe kënga “Happy birthday to you” e kënduar nga Stevie Wonder. /Blitz.al/

Share