Blitz

 Breaking News

Lëreni në harresë Luanën seksi dhe provokuese në ekran! Këtë sezon është tërësisht gocë serioze dhe stil!

Lëreni në harresë Luanën seksi dhe provokuese në ekran! Këtë sezon është tërësisht gocë serioze dhe stil!
October 18
16:58 2018

“Shiko Kush Luan” nisi trasmetimin  dy javë më parë dhe si gjithnjë një nga elementët kryesorë për të cilin  është shkruar më shumë ka qenë moderatorja Luana Vjollca.

E keni vënë re faktin që Luana ka vendosur të vijë shumë më ndryshe këtë sezon?

Nuk jemi duke folur për mënyrën se si Luana drejton një emision me 8 personazhe brenda tij, për mënyrën se si ajo arrin të mbajë nën kontroll një program brenda të cilit jo vetëm ka argëtim por krijohet edhe shumë zhurmë. Këtë pjesë moderatorja di ta suportojë shumë mirë por ndryshimi në këtë sezon qëndron tek veshjet që ajo ka zgjedhur të veshë gjatë emisionit.

Vitin e kaluar, veshja e Luanës ishte ekpozuese dhe me tendencën për të nxjerrë në pah sa më shumë format e trupit. Në çdo puntatë Luana shkëlqente ama parimisht qëllim ishte të dukej sa më seksi në ekran. Të preferuarit e saj ishin fustanet e shkurtër, që nxirrnin në pah format e trupit dhe dekoltetë e hapura.

 

 

View this post on Instagram

 

#ShikoKushLUAN 💜

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 

View this post on Instagram

 

Thank you for all the love and support ! Jam e bekuar. 🙏🏻💕

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Por ja që këtë sezon gjërat kanë ndryshuar plotësisht. Që në puntatën e parë veshja e Luanës ishte një surprizë prej saj.

“Tutu” kombinuar me xhaketë serioze mund të duket çmenduri por është shumë stil. Ishte pikërisht kjo zgjedhja e Luanës për të nisur sezonin e ri të programit të saj. Ndryshe nga një vit më parë që zgjodhi një fustan të bardhë  me pjesën e dekoltesë së ekpozuar, këtë herë moderatorja ka preferuar të vijë diçka midis cassual dhe chick, stil në tërësi.

 

View this post on Instagram

 

Faleminderiit nga zemra per gjithe mbeshtetjen tuaj!!! Ndihem e bekuar … 🙏🏻💜 Shihemi te shtunen e ardhshme.

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Puntata e dytë ishte vijueshmëria e së parës. Vetë format e saj bëjnë që cfarëdo që të veshë Luana të duket tërheqëse dhe provokuese por krahasuar me më parë fustani që ajo kishte zgjedhur e tregonte shumë class.

Në puntatën e tretë nuk pamë më  Luanën seksi dhe provokuese por një moderatore serioze të veshur me një kostum në ngjyrë të  verdhë, shumë class.

 

View this post on Instagram

 

Pas pak.. #ShikoKushLuan 💥💥💥💥💥💥

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Prej disa kohësh edhe fotot e saj në rrjete sociale na tregojnë se moderatorja kalon shumë kohë në zyrë dhe edhe stili i saj i të veshurit ka filluar të bëhet zyrtar.

Kujt ia merrte mendja se Luana do të ndryshonte kaq shumë! Në të vërtetë në të dyja versionet ngjan shumë bukur!/Blitz.al/

 

Share