Blitz

 Breaking News

Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt bëhen bashkë në këtë video për diçka të rëndësishme

Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt bëhen bashkë në këtë video për diçka të rëndësishme
November 06
14:28 2018

Ata janë dy ndër aktorët më të preferuar në botë e sidmos kur bëhet fjalë për gjininë femërore. Këtë herë ata janë bërë bashkë por jo për një film, edhe pse do të ishte një surprizë e madhe për të gjithë.

Brad Pitt dhe DiCaprio kanë regjistruar një video së bashku për t’i bërë thirrje popullit amerikan të dalë dhe të votojë në zgjedhjet gjysmë elektorale që do të zhvillohen në SHBA me datë 6 nëntor dhe konsiderohen si referendum për qeverisjen e Presidentit aktual Donald Trump. Duke qenë se këta dy aktorë kanë një ndikim shumë të madh tek publiku i gjërë kanë dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm ku shprehen se:

“E gjithë e ardhmja e vendit vendoset këtë javë. Zgjedhjet nuk janë të rëndësishme vetëm kur zgjidhet presidenti dhe këto zgjedhje mund të kenë pasoja për të gjithë jetën tuaj.

Kjo duke nisur nga ligji për armët, politikat për emigrantët, ajrin dhe ujin e pastër si dhe për aksesin në sistemin shëndetësor që shumë njerëz nuk e kanë ende. Do të jetë vota juaj e cila do të vendosë të ardhmen dhe ndryshimin, prandaj ne ju bëjmë thirrje të ngrini zërin me votën tuaj me 6 nëntor” – kanë përfunduar aktorët.

/Blitz.al/

Share