Blitz

 Breaking News

Ledri, Noizy dhe produkti i pajtimit të tyre! Zbulohet e vërteta

Ledri, Noizy dhe produkti i pajtimit të tyre! Zbulohet e vërteta
January 11
09:28 2017

Mund të kujtoni se sa kundër njëri-tjetrit kanë qenë më parë Ledri Vula dhe Noizy. Në këngët e tyre nuk ngurronin të thurnin vargje ofendimesh, por disa muaj më parë u fol për një pajtim midis palësh. Në fakt, kjo u vu re më së miri kur të dy reperat promovonin këngët e njëri-tjetrit nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale.

Por mesa duket, pajtimi nuk ka mbetur vetëm me kaq.

Një fotografi nga gazeta “Express” ka bërë që të dyshohet për një bashkëpunim të këngëtarëve në muzikë. Fotografia është shkrepur në Prishtinë ku në një nga baret e kryeqytetit është parë Noizy, Ledri dhe menaxheri i tij, Faton Shoshi.

noizy

Për aq kohë sa edhe Faton Shoshi ndodhet në këtë takim, i njëjti burim tregon se është gati i sigurt fakti se këngëtarët do të sjellin një këngë së bashku, por data e saktë ende nuk dihet. Me siguri çështja është në fazat e para të marrëveshjes.

Nëse ndodh që realisht të ketë një bashkëpunim mes tyre, do të ishte shumë interesant! /Blitz.al/

Share