Ledri nderon viktimat e ngjarjeve të sotme me këtë gjest…
July 28
13:29
2017
Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur aspak mirë pas aksidentit të rëndë në Prishtinë ku humbën jetën 4 persona dhe shpërthimit që ndodhi në një kompleks në Velipojë.
Ledri është bashkuar më dhimbjen e familjarëve të personave që kanë humbur jetën dhe ka bërë një gjest të veçantë. Sot ai do të publikonte klipin e ri, por ka vendosur ta shtyjë dhe jo më kot.
“Jemi rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera e “Mbi re” shtyhet nesër në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë. Ngushëllime!”- ka shkruar Ledri në postimin e tij në Insta Story./Blitz.al/