Blitz

 Breaking News

Lana Del Rey dhe Chris Evans kundër Kanye West, dhe arsyeja është Donald Trump

Lana Del Rey dhe Chris Evans kundër Kanye West, dhe arsyeja është Donald Trump
October 01
14:41 2018

Edhe pse në vitin 2014 ajo këndoi në dasmën e çiftit Kanye West dhe Kim Kardashian  duket se gjërat nuk janë më njëlloj pas mbështetjes së  reperit për Donald Trump.

Lana Del Ray  u shpreh se miratimi i reperit pro Presidentit Trump është një humbje e madhe për kulturën amerikane e jo vetëm.  Reagimi i këngëtares  ka ardhur menjëherë pasi Kanye u shpreh “PRO” presidentit në “Saturday Night Live” por edhe në postimin e tij në Instagram ku shfaqet me një kapele që lexon “Make America Great Again”.

“Kjo përfaqson Amerikën dhe të mirën që bashkohen sërish. Ne nuk do varemi më nga shtetet e tjera, do ndërtojmë fabrika këtu dhe do hapim vënde të reja pune. Amendamenti i 13të do na lejojë ti japim punë dhe atyre që kryjnë dënimin në burgje. Ky është një mesazh dashurie”- shkruan ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares:

“Këto janë çështje të ekstremizmit bashkë me narcizëm dhe asnjëra  nuk do të ekzistonin nëse nuk do të flisnim për njeriun që udhëheq  vendin tonë. Nëse mendoni se është mirë që të mbështesni dikë që prek një femër në vendet intime vetëm sepse është i famshëm, atëherë ju keni nevojë për ndërhyrje aq sa ai.”- përfundoi Lana Del Ray.

 

 

Reperi West ka përformuar në “Saturday Night Live” vetëm disa orë pasi bëri një bujë të madhe në media me lajmin se kishte ndryshuar emrin e tij në Ye. Por pas përformancës ai është ndalur duke thënë disa fjalë në lidhje me Presidentin Trump duke i shprehur atij mbështetjen.

“Gjithmonë më thonin se pse e mbështet Trumpin kur ai është racist ndaj njerëzve me ngjyrë, por nëse do shqetësohesha për racizmin do të isha larguar nga Amerika prej shumë kohësh”- ka përfunduar reperi.

Por këtë mesazh të tij duket se nuk e kanë pritur mirë edhe aktori Chris Evans.

“Nuk mundem të debatoj me një njeri që nuk njeh historinë, që nuk lexon libra dhe që e shet miopinë e tij si viryt. Mendime të tilla nuk janë vetëm frustruese, janë retrogresive, të papreçedenta dhe të tmerrshme.” – është shprehur ai në Twitter.

Evans njihet për mendimet e tij kundër politikave të presidentit Trump dhe mesa duket nuk ka rëndësi kush e mbështet, ai do dali kundër.

/Blitz.al/

Share