Blitz

 Breaking News

Lamtumirë “Captain America”, Chris Evans konfirmon lajmet dhe shkruan mesazhin prekës

Lamtumirë “Captain America”, Chris Evans konfirmon lajmet dhe shkruan mesazhin prekës
October 08
16:43 2018

Pas thashethemeve që qarkullonin tashmë kemi diçka zyrtare. Aktori i njohur Chris Evans i ka dhënë lamtumirën e tij rolit si Captain America  pas përfundimeve të “Avenger 4” . Ai në një postim në Twitter shkruan se:

“Unë përfundova zyrtarisht me rolin tim si “Avengers 4”. Ishte një ditë shumë intensive. Interpretimi i këtij roli gjatë tetë viteve të fundit ishte një nder. Të gjithë atyre që ishin prapa kamerave, si dhe për publikun në saj të të gjitha kujtimeve ju jam përjetësisht mirënjohës”.

Aktori nuk do të kthehet më në rolin e “Captain America”  pas karrierës 8-vjeçare e cila filloi në vitin 2011. Ai ka lujatur tre filma të dedikuara këtij personazhi përveç katër serive të Avenger  (duke përfshirë edhe atë të fundit i ciili do të publikohet në Maj të 2019-tës).

Kanë qenë të shumtë fansat që i kanë komentuar të emocionuar e ndër to edhe yje e Hollywoddit si Rayn Reynolds (Unë po qaj tani)  apo Dawne Johnson (Urime keni sjellë një karakter të pavdekshëm të filmave). /Blitz.al/

 

 

 

Share