Blitz

 Breaking News

Lady Gaga rrëfen traumën që kaloi pas përdhunimit: “Fajësoja veten, më vinte turp!”

Lady Gaga rrëfen traumën që kaloi pas përdhunimit: “Fajësoja veten, më vinte turp!”
October 20
10:35 2018

Jemi mësuar  ta shohim Lady Gaga-n si një femër moskokçarëse dhe energjike në skenë, por në të vërtetë nuk është ashtu. Në eventin e “Elle” ajo ka treguar me lot në sy traumën që pësoi në moshën 19 vjeçare pas përdhunimit.

Ajo ka rrëfyer se fillimisht është përballur me ndjesinë e turpit, gjë të cilën e kanë ndjerë shumë vajza që janë ndodhur në të njëjtën situatë me të.

“Kam fajësuar veten dhe ende ka ditë që mendoj se është faji im. Kjo është barra më e rëndë që duhet të jetoj prej kaq shumë kohësh”- ka treguar Gaga.

Më tej ajo ka shtuar se këtë gjë e ndau me njerëz të fuqishëm, por askush nuk reagoi dhe nuk i doli në mbrojtje./Blitz.al/

Share