Blitz

 Breaking News

Kylie surprizon Kris Jenner, i bën dhuratën 250 mijë dollarëshe dhe emocionet janë të mëdha

Kylie surprizon Kris Jenner, i bën dhuratën 250 mijë dollarëshe dhe emocionet janë të mëdha
October 30
19:40 2018

Kylie Jenner është një nga vajzat më të pasura në botë dhe një dhuratë  e shtrenjtë e për mamanë e saj është një gjë e vogël për të. Por të shpenzojë plot 250 mijë dollarë këtë nuk e prisnim. Ajo i ka dhuruar Kris Jenner një “Ferrari 488” të kuq shifra e të cilit shkon deri në 250 mijë dollarë. Nëna e saj feston 63-vjetorin dhe ajo ka vendosur ta surprizojë në këtë mënyrë.

“488 për mbretërishën” ka shkruar ajo në një postim në Instagram ku duket edhe Ferrari i kuq me nje fjongo të bardhë.

Në videot e postuara në Instastory duket Kris e cila është emocionuar shumë kur ka parë dhuratën: “Po tallesh? Nuk ka mundësi?”- shprehet ajo dhe sytë i ka të mbushur me lot. Kylie ia arriti qëllimit sepse emocionet ishin të mëdha dhe dhurata e la pa fjalë mamanë e saj. /Blitz.al/

 

 

 

View this post on Instagram

 

488 For The Queen ♥️ #EarlyBdayGift

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Share