Blitz

 Breaking News

“Ky ka qenë gabimi im më i madh”- Eva Murati shprehet për jetën sentimentale

“Ky ka qenë gabimi im më i madh”- Eva Murati shprehet për jetën sentimentale
October 31
20:43 2018

Mëngjesin e sotëm tek “Kafe In” ishte e ftuar Eva Murati. Përtej projekteve të reja, suksesit në to, ajo ka folur dhe për jetën private dhe sentimentale. Ka qenë gjithnjë një zgjedhje e saj të qëndronte e heshtur edhe kur thashetheme për ndarje, bashkime qarkullonin. Eva tregoi se e ka zemrën shumë mirë në të gjitha aspektet dhe gjithçka shkon siç duhet.
“Është një temë ku unë po përpiqem të mos futem shumë, sepse e kuptoj dëmin e madh që i kam bërë vetes sime për gjithë këto kohë duke i dhënë material njerëzve. Ky është gabimi im më i madh…Nuk e kam patur problem të flisja për këto gjëra, pasi familja ime e dinte, shoqëria ime e dinte.Nuk kishim probleme. Unë jam person që e kam shumë të vështirë të them “Jo” dhe t’ua prish qejfin të tjerëve. Por kam kuptuar shumë më vonë, që prishja e qejfit një personi më bënte mua më shumë keq, sesa i bënte të tjerëve mirë. Kështu e kam lënë tani. Herën tjetër që Eva Murati dhe tema e zemrës do të diskutohet do te jetë kur të martohem.”- u shpreh ajo.
Kjo do të thotë që duhet të mjaftohemi me aq sa dimë për momentin, sepse Eva qenka e vendosur të mos flasë për çështjet e zemrës. /Blitz.al/

Share