Blitz

 Breaking News

Kush ishte fotografi shqiptar që punoi me Cardi B? Ju njohim me Albertin

Kush ishte fotografi shqiptar që punoi me Cardi B? Ju njohim me Albertin
November 05
23:03 2018

Fotografët shqiptarë po arrijnë suksese të mëdha nëpër botë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë fakt. Me siguri i keni parë dhe fotot e fundit të Cardi B për të promovuar klipin e ri. A e dinit që ato janë produkt i një fotografi shqiptar? Bëhet fjalë për Albert Marashin.

Ai jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka më shumë se 10 vite eksperiencë në këtë fushë. Ai tashmë është drejtor artistic i studios së tij në Neë York.Me një edukim në “Fashion Institute of Technology” dhe përvoja me marka prestigjioze si Forbes,Macy’s apo Ralph Lauren, mesa duket ai ka arritur të kapë vëmendjen e këngëtares së njohur.

Fotografitë janë realizuar për promovimin e klipit të ri të Cardi B me El Alfa- “Mi mami”. Njëra prej tyre është postuar dhe nga vetë këngëtarja. Sensuale dhe në formë perfekte, Alberti ka arritur të kapë të bukurën tek ajo. /Blitz.al/

View this post on Instagram

MI MAMI OUT NOW ! @elalfaeljefe

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Share