Blitz

 Breaking News

Kush ishin 2 këngëtaret e njohura shqiptare që përkrahën sot paradën e LGBT në Kosovë?

Kush ishin 2 këngëtaret e njohura shqiptare që përkrahën sot paradën e LGBT në Kosovë?
October 10
20:16 2018

Në tri sheshet e Prishtinës sot u mbajt parada e LGBT, që u quajt ndryshe dhe Parada e Krenarisë. Ato kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre në këtë ditë të veçantë. E në fakt nuk munguan as figurat publike që e përkrahën.

E para ishte këngëtarja Adelina Ismaili, e cila më parë kishte marrë një ftesë publike për t’u bashkuar me ta, në emisionin” N’drrimi i natës” në Klan Kosova. Ajo e pranoi këtë propozim, dhe ishte sot në shesh së bashku me qytetarët.

Ndërkohë në pamundësi për të qenë aty, Era Istrefi ka shfaqur hapur përkrahjen e saj. Ajo ka publikuar një foto të turmës në Instastory, ku shkruan “Happy pride 2018 Prishtina”.

Nuk është hera e parë që këto dy këngëtarë luftojnë për kauza të rëndësishme. Madje ato në karrierën e tyre, duke thyer tabu dhe duke punuar, kanë arritur sukses të paparë, secila në kohën e saj. /Blitz.al/

Share