Blitz

 Breaking News

“Kur shohin sot klipin e “Kush ka faj” e gjykojnë për keq”- rikthehet në muzikë Erion Korini

“Kur shohin sot klipin e “Kush ka faj” e gjykojnë për keq”- rikthehet në muzikë Erion Korini
April 18
18:17 2019

Besojmë se shumë prej jush e kanë ende të preferuar baladën e Erion Korinit dhe Greta Koçit, “Kush ka faj”.

Vite më parë ajo ka qenë kolonë zanore e shumë të dashuruarëve dhe nuk ka shqiptar që nuk e di përmendësh ndoshta edhe për faktin se ishte kënga e parë me të cilën u bë e njohur Greta Koçi.

Ndërkohë që Gretën kemi mundësi ta shohim shpesh në ekran por edhe pasi vazhdon të jetë aktive në muzikë, Erioni ka vite që është tërhequr.

Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree”  ku ka folur për karrierën e tij dhe projektet e ardhshme. Padiskutim që nuk mund të mos i përmendej në intervistë videoklipi i këngës “Kush ka faj”.

“Kur e shohin njerëzit tani thonë: U çfarë videoklipi. Po për kohën ka qenë këngë goxha e mirë dhe klip shumë i bukur”. Ne shqiptarët e kemi zakon t’i gjykojmë për keq videoklipet e së kaluarës. Por po të shohim Çelentanon themi ua sa bukur. Në atë kohë mund të quhesha i famshëm sepse kisha fituar 25 milionë lekë nga shitja e albumeve dhe në atë kohë ishte … shumë”.- ëhtë shprehur Erioni.

Përsa i përket rikthimit në muzikë duket se këngëtari ka vendosur që të këndojë sërish.

“Njëriu që dua më shumë në këtë jetë do që të më shikoje sërish në skenë. Ajo është nëna ime. Do të nxjerr këngën e radhës, shpresoj pas tri muajsh, Kësaj radhe dua të bëj këngët që dua unë dhe për ata pak që duan zërin tim” është shprehur këngëtari duke zbuluar suprizën.

Për ju që ndoshta pyesni se me çfarë merret Erioni aktualisht, zgjedhja e tij ka qenë të mos jetë në ekran por në prapaskenë si nga zërat e televizionit “Ora News”./Blitz.al/

Share