Blitz

 Breaking News

Kur dashuria tejkalon diferencat, 10 çiftet e famshme që thyen stereotipet

Kur dashuria tejkalon diferencat, 10 çiftet e famshme që thyen stereotipet
November 25
13:38 2018

As mosha, as statusi shoqëror, as kultura e ndryshme – asnjëra nga këto nuk mund të ndalojë dy persona që të duan të jenë së bashku.

 Më poshte, ju rendisim disa nga çiftet e famshëm që thyen barrierat dhe steriotipet:

1. Vincent Cassel and Tina Kunakey

Aktori Vincent Cassel akoma vazhdon të urrehet për ndarjen e tij nga Monicca Belluci, të cilët për shumë shumë kohë u cilësuan si një ndër çiftet më tërheqës të të gjitha kohërave.
Ndërkohë, nga ana tjetër, partnerja e tij, modelja franceze Tina, vazhdon të kritikohet shpesh se u lidh me aktorin vetëm për të fituar vëmendje.
Shumë pak besojnë që mes tyre ka dashuri të vërtetë, por as mendimet e njerëzve dhe as 31 viteve diferencë mes tyre nuk qenë pengesë që ata të martoheshin.
Së fundmi, dyshja po planifikon të bëhet me fëmijë.

2. Hafþór Björnsson and Kelsey Henson

“Eshtë një kënaqësi e madhe që tani e tutje do të mund të thërras Kelsey-n “gruaja ime” ” – u shpreh ylli i “Game of Thrones” në një postim në Instagram duke njoftuar kështu martesën e tij.
Kelsey është mjaftueshëm e shkurtër sa për të mos arritur te shpatullat e të shoqit por ata nuk duan t’ia dinë për këtë fakt.
Të sapomartuarit janë takuar në një bar-kafe, ku Kelsey punonte si kamariere dhe që atëherë nuk u ndanë më kurrë.

 

3. Mark Zuckerberg and Priscilla Chan

Të gjithë mendojnë që një burrë i pushtetshëm zgjedh të ketë gjithmonë në krah një modele të bukur.
Por një nga njerëzit më të pasur në botë, Marc Zuckeberg, nuk do t’ia dijë për këto steriotipe dhe përfundoi duke u martuar me shoqen e tij të ngushtë.
Ata kanë tejkaluar sëbashku shumë sfida: Priscilla mbështeti Marc-un kur askush nuk besonte në idetë e tij, ndërkohë që ai ishte pranë të shoqes në tre abortet dhe në  vështirësitë e vazhdueshme të saj për të mbetur shtatzënë.
Tani ata janë dy prindër të lumtur.

4. Hugh Jackman and Deborra-lee Furness

Hugh Jackman është i adhuruar nga miliona femra në mbarë botën por aktori zgjodhi vetëm njërën krah tij.
Hugh është 13 vite më i ri se gruaja e tij, gjë që është edhe e dukshme, por ky nuk është një problem për çiftin.
Disa komentues thonë që ajo ngjason si mamaja e tij, e disa të tjerë që marrëdhënia e tyre nuk do e ketë të gjatë, por pavarsisht kësaj ata vazhdojnë të shfaqen të lumtur dhe në harmoni me njëri-tjetrin.

5. Aaron Taylor-Johnson and Sam Taylor-Johnson

Sam është 50- vjeçe, ndërsa Aaron është 27. Ato kanë 6 vite që janë lumturisht të martuar dhe kanë dy fëmijë sëbashku.
Gocat e reja që janë të dashuruara me Aaron nuk e kuptojnë se si ai zgjodhi të kishte krah tij, dikë që është sa dy herë mosha e tij.
Por pavarsisht kësaj ata vazhdojnë të jenë të lumtur sëbashku.
Aktori ka bërë edhe një tatuazh pranë zemrës me emrin e të shoqes dhe madje shpesh është shprehur se nëse do të duhej të hiqte dorë nga karriera për familjen, nuk do e mendonte dy herë. Të qënit baba, për të është bekimi më i madh në jetë.

 

6. Peter Dinklage and Erica Schmidt

Një tjetër aktor i “Games of Thrones” ka 12 vite që jeton i lumtur me gruan e tij pavarsisht se asaj i duhet të përkulet për ta puthur.
Aktori e takoi Erica-n, e cila është një drejtuese e re teatri, në vitin 1995 dhe në pak kohë marrëdhënien e tyre shoqërore e kthyen në një histori  të bukur dashurie.

 

7. Liv Tyler and Dave Gardner

Liv Tyler është më e gjatë se burri i saj dhe për të ky nuk është fare një  problem.

Aktorja vesh taka të larta dhe nuk  përpiqet aspak të duket më e shkurtër nga ç’është për t’iu përshatur të shoqit.

Cifti ka dy fëmijë sëbashku dhe dy fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

 

 

9. Jessica Alba and Cash Warren

Historia tyre e dashurisë  na kujton një film romantik të Hollivudit: një djalë i urtë i quajtur Cash i cili punon si ndihmës i drejtorit duke bërë porosi të vogla si porosinë e pizzave dhe blerjen e kafeve .

Ai as në ëndrra nuk do e kishte menduar se do të takonte aktoren e tij të preferuar dhe për më tepër që do të bëhej burri e saj.

Ata janë së bashku për më shumë se 10 vjet dhe kanë 3 fëmijë.

 

10. Prince Harry and Meghan Markle

Ky është ndoshta çifti që askush nuk do e kishte imagjinuar.

Një aktore e divorcuar 37-vjeçare amerikane, me rrënjë nga nga afrika e cila bëhet pjesë e familjes mbretërore britanike!

Mendonim se gjëra të tilla ishin të mundura vetëm në përralla, por ja që e paskemi pasur gabim.

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle u bë ngjarja më e diskutuar e vitit, dhe bëri që shumë njerëz të besonin dashurinë e vërtetë pa barriera dhe që thyen stereotipet e vendosura nga shoqëria apo nga rregullat e protokollit mbretëror.

/Blitz.al/

Share