Blitz

 Breaking News

Kujtuat se jehona e dasmës së Besit & Xhensilës mbaroi me aq? Prisni se nuk keni parë dasmën e dytë

Kujtuat se jehona e dasmës së Besit & Xhensilës mbaroi me aq? Prisni se nuk keni parë dasmën e dytë
September 03
12:38 2017

E dimë që disa prej jush mund të thonë se lajmet për dasmën e Besit dhe Xhensilës u bënë të tepërta, ama magjia e asaj nate e meritonte të gjithë vëmendjen mediatike sepse ishte me të vërtetë një nga dasmat më të mira që kemi parë ndonjëherë. Por nëse menduat se gjithçka mbaroi me kaq, prisni se nuk keni parë gjë akoma.

Siç konfirmojnë burime për Blitz.al, të hënën e 4 shtatorit do të mbahet një tjetër dasmë e çiftit por këtë herë për familjarët dhe miqtë e ngushtë dhe jo për figurat publike. Kjo do të thotë se dasma do të jetë private dhe me më pak veta, siç kanë treguar burime pranë Xhensilës e Besit ekskluzivisht për Blitz.al. Këtë herë ceremonia do të zhvillohet në një restorant në periferi të Tiranës, kështu që nuk kanë pse të shqetësohen për kushtet atmosferike duke qenë se dhe moti nuk duket mjaft premtues këto ditë për të zhvilluar një ceremoni në qiell të hapur.

Tani që edhe kjo surprizë u zbulua, mbetet për t’u parë se si do të jetë dasma e dytë dhe a do të mundet t’ia kalojë të parës sepse siç duket Besin dhe Xhensilën mund t’i konkurrojë vetëm vetja e tyre, askush tjetër. /Blitz.al/

Share