Blitz

 Breaking News

“Ktheju Tokës”- Jonida Maliqi: Thirrja ime është thirrje shpirti!

“Ktheju Tokës”- Jonida Maliqi: Thirrja ime është thirrje shpirti!
March 12
17:16 2019

Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësoje këtë vit Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju Tokë”. Dy ditë më parë ajo ka publikuar edhe klipin zyrtar të kësaj kënge i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. Këngëtarja sot ka bërë një rrëfim të sinqertë në lidhje me domethënien që ka kjo këngë për të. Ajo me anë të një postimi në Instagram ku ka publikuar një fragment nga klipi ka një thirrje shpirti për të gjithë:

“Emigracioni nuk ka vetem ngjyrat e vendit tim. Sot ai eshte nje problem boteror. Une e kam provuar ne lekuren time çdo te thote te mos kesh pjestaret e familjes nen te njejten shtepi, shtet. Thirrja ime eshte thirrje shpirti, e te gjitheve, per te qene bashke, te lumtur, te rrethuar nga dashuria! Shume prej jush me kane shkruajtur dhe e kane ndjere kete kenge ne cdo note, disa te tjere kane kuptuar dhimbjen edhe nga xhirimet e videoklipit. Jam e lumtur qe e doni ‘Ktheju tokes’ ashtu si une ❤.

Mes komenteve të shumta, Jonida ka zgjedhur ti kthejë përgjigje një fanseje e cila shkruan se 3 minuta këngë nuk mjaftojnë që ti bind njerëzit që ti kthehen tokës. Këngëtarja shkruan se;
“Askush nuk mund të imponohet përmes artit dhe këndvështrimi është sa personal edhe global ndaj mesazhi mbetet i tillë. Ajo që të sugjeroj është mos harrosh rrënjët e tua”_ mbyllur komentin Jonida.

Ajo gjithashtu ka treguar se emigracioni nuk është një çështje që prek vetëm ngjyrat e flamurit shqiptar por një problem i madh në të gjithë botën.

Kjo këngë ka një mesazh mjaft prekës për të gjithë shqiptarët duke qenë se ka një numër të madh emigrantësh në botë por është edhe një temë mjaft aktuale sepse qindra shqiptarë vazhdojnë të largohen nga vendi. Gjithsesi ne i urojmë suksese Jonidës dhe shpresojmw që kjo temë të arrij të prekw edhe publikun dhe këngëtarja të shkëlqejë në Tel Aviv në muajin maj.

/Blitz.al/

Share