Blitz

 Breaking News

Kritikat e ndjekësve për ngjyrën e lëkurës së vajzës së saj, shpërthen Khloe Kardashian

Kritikat e ndjekësve për ngjyrën e lëkurës së vajzës së saj, shpërthen Khloe Kardashian
September 28
21:45 2018

Për Khloe Kardashian nuk është hera e parë të sulmohet nga ndjekësit me komente raciste drejtuar vajzës së saj, True. Por mjaft më! Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo ka reaguar ndaj fansave që e kritikojnë dhe më pas fshijnë komentet.

“Nuk më pëlqen fakti që njerëzit lejohet të komentojnë për ngjyrën e lëkurës së vajzës sime, por në momentin që unë i përgjigjem me mirësjellje duke qenë krenare për gjithccka që ajo është, komenti fshihet. Nëse ke guximin të postosh kritikat e tua të ndyra, të lutem lejo të tjerët të mbrohen dhe të të kthejnë përgjigje.” – ka thënë ajo.

Debati online ka vazhduar me ndjekës që e përkrahnin dhe ajo u shpreh se True e ka ndryshuar shumë, por gjithsesi duhet t’i kthejë përgjigje këtyre kritikave.

“ Duhet të mësojmë të pranojmë të gjitha ngjyrat e lëkurës dhe etnitë. Bukuria jonë qëndron tek ndryshimet tona. Mund të mësojmë shumë! Shumë krenare për ccdo njeri që ka vetëbesim në atë ccka është. Unë jam në të tridhjetat e mia dhe tani po e gjej këtë vetëbesim. Prandaj jam e durueshme me të tjerët. “- përfundoi ajo.

/Blitz.al/

Share