Blitz

 Breaking News

Konfuzoi modelen e njohur, çfarë ka dashur të thotë Capital T me këtë koment?

Konfuzoi modelen e njohur, çfarë ka dashur të thotë Capital T me këtë koment?
November 21
15:46 2018

Capital T është gjithnjë i pranishëm në rrjetet sociale dhe sidomos në Instagram, jo vetëm me postime por edhe me komente për miqtë dhe kolegët e tij. E radhës ishte modelja e njohur, Xhesika Berberi, me të cilën në fakt nuk u kuptua siç duhet.

Ajo kishte postuar një fotografi me një veshje të thurur që i vinte pas trupit.

“Si tentene”- i ka shkruar Capital T. Por mesa duket modelja as nuk ja di kuptimin kësaj fjale dhe nuk nguroi ta pyeste se çfarë është.

Pa i dhënë shumë shpjegime ai i tha thjesht ta kërkonte: “Google it”. Dhe ne ndoqëm këshillën e tij, dhe zbuluam se “tentene” në trojet veriore dhe në Kosovë është një fjalë për “Çentro”. Dhe në fakt krahasimi është goxha i gjetur.

Ja dhe se këtë e zbuluam. /Blitz.al/

Share