Blitz

 Breaking News

Konfirmohet personazhi i parë VIP që ka pranuar ftesën në betimin e presidentit Trump

January 12
14:22 2017

kj-1484153317

Është folur gjerësisht në media kohët e fundit se pothuajse të gjitha personazhet më të njohura të showbiz-it amerikan e kanë refuzuar kërkesën e stafit të presidentit Trump për të qenë pjesëmarrës në betimin e tij si president i ardhshëm i SHBA-ve.

Edhe më parë gjatë fushatës është vënë re se shumica e personazheve të famshme kanë qenë në mbështetje të kampit demokrat dhe kandidates Hillary Clinton dhe siç duket ata vendosin të mos ndryshojnë vendim as tani pasi “beteja” ka mbaruar dhe gjithçka është vendosur.

Mirëpo, më në fund, është një personazh publik që e ka pranuar ftesën e presidentit Trump dhe ajo (ose ai) është Caitlyn Jenner, babai i vajzave të famshme të klanit Kardashian, që tashmë është kthyer në femër. Caitlyn i përket prej disa kohësh komunitetit LGBTI dhe pranimi i ftesës nga ana e tij ka qenë mjaft domethënës, duke qenë se ky target-grup ka qenë mjaft i shënjestruar nga Donald Trump. /Blitz.al/

Share