Blitz

 Breaking News

Kompania e njohur amerikane i uron Era Istrefit shërim të shpejtë!

Kompania e njohur amerikane i uron Era Istrefit shërim të shpejtë!
January 12
15:43 2017

Fillimi i kësaj jave nuk ishte edhe aq i mirë për Era Istrefin, e cila pësoi një aksident duke lënduar këmbën.

Edhe pasi shkroi në SnapChat se ishte mirë dhe fansat e saj nuk duhet të shqetësohen, këta të fundit dinë si ta trajtojnë të preferuarën e tyre. Era ka postuar përsëri në SnapChat një video ku tregon një buqetë me lule të bardha e një letër bashkangjitur me to.

“E dashur Era”, – shkruhet në letër. “Të urojmë shërim të shpejtë! Urimet më të përzemërta. David Bradley. David Levy dhe të gjithë WME”.

WME është një kompani e njohur amerikane, në Beverly Hills, e cila përfaqëson media, artistë, projekte filmike, teatro dhe publikime të ndryshme. Kjo ndoshta është një nga kompanitë e ndryshme me të cilat Era bashkëpunon për projektet e saj që priten të vijnë këtë vit. /Blitz.al/

 

IMG_20170112_154116_924

Share