Blitz

 Breaking News

Komentuesja e kritikon në foton me vajzën, Jonida Shehu nuk e lë pa një përgjigje

Komentuesja e kritikon në foton me vajzën, Jonida Shehu nuk e lë pa një përgjigje
October 15
17:53 2018

“Më merr malli sa fillon java, shumë orë larg teje.”- ka qenë shkrimi me të cilin moderatorja Jonida Shehu zgjodhi të shoqërojë një foto me të bijën e saj. Një foto që në dukje transmeton shumë dashuri, por më pas janë dhe disa komente negative që nuk mungojnë.

“Ju njerëzit e televizionit shquheni për egoizëm. Për egoizmin tuaj sakrifikoni dhe fëmijën. Se nuk rrini dot pa dalë në televizion juuu…..”- ka shkruar komentuesja.

Dhe sigurisht që Jonida nuk e la pa një përgjigje:

“Po po fiks siç thua ti është. Ti kur punon çfarëdo pune bën e merr me vete me siguri. Apo hani bukë e dashuri juve?”

Më pas komentuesja ka treguar se vetë ajo ka lënë përgjysmë specializimin për t’u kujdesur për vajzën e saj. “Bravo të qoftë”- ka qenë përgjigja e Jonidës, duke mos dashur të vazhdojë më ciklin e diskutimit.

Gjithsesi, në televizion e kudo ka shumë shembuj sesi mund të jesh një nënë e përkushtuar, por edhe të jesh e suksesshme në karrierë. /Blitz.al/

Share