Blitz

 Breaking News

Komenton në foton e Rihanna-s, fansat e saj “kryqëzojnë” Chris Brown

Komenton në foton e Rihanna-s, fansat e saj “kryqëzojnë” Chris Brown
November 26
19:30 2018

Tashmë kanë kaluar pothuajse 10 vite që kur Rihanna dhe Chris Brown i dhanë fund lidhjes së tyre pasi ku i fundit ushtronte dhunë mbi këngëtaren.

Duket se tashmë reperi është kthyer në një fans të këngëtares pasi i ka komentuar asaj me emoji tek disa foto ku këngëtarja duket mjaft seksi e veshur me të brendshme të kuqe dhe me doreza të zeza dhe geta.

Edhe pse tashmë kanë kaluar shumë vite nga ndarja e tyre fansat e Rihannas janë mjaft sensitivë tek kjo pjesë. Ata sapo kanë parë komentet e Chris i janë “vërsulur” duke i kërkuar që të largohej nga profili i saj.

Ndërsa disa të tjerë hedhin hipotezën se reperi do që të rikthehet me yllin e popit por kjo gjë nuk do të ndodh kurrë sipas tyre. E sigurisht nuk mungojnë as ata që e konsiderojnë Chris Brown një psikopat. 

/Blitz.al/

 

Share