Blitz

 Breaking News

Klea Huta e thotë publikisht:”E DUA”

Klea Huta e thotë publikisht:”E DUA”
November 20
18:25 2018

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Romë aktiviteti në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, me të ftuar artistë shqiptarë  të njohur në botë.

Në skenë u ngjitën edhe performuan emra si Inva Mula, Olen Cezari, Ermal Meta, Elhaida Dani, etj por ndoshta pa dashur vëmendjen më të madhe dhe ajo që u spikat më shumë nga të gjithë, ishte Dua Lipa.

Pothuajse të gjithë të pranishmit dolën nga ai koncert me nje foto kujtim me kengëtaren me origjinë shqiptare.

Pjesëmarrëse në ceremoninë e mbrëmshme me 200 të ftuar ka qenë e ftuar edhe prezantuesja e “Vip Club”, Klea Huta.
Moderatorja simpatike ka postuar para disa minutash në profilin e saj në Instagram dy foto me këngëtaren e hitit “New rules”.

“E DUA”- shkruan Klea në mbishkrimin që shoqëron fotot me Duan, ku shfaqen duke u puthur dhe përqafuar me njëra-tjetrën.

Ajo që na ra në sy teksa po lexonim komentet ishin aludimet e ndjekësve për një ngjashmëri mes dy vajzave.

“Në profil jeni identik”-shkruan njëra nga komentuset poshtë fotos së publikuar, dhe në fakt teksa shohim imazhet mendojmë se ka të drejtë.

/Blitz.al/

 

Share