Blitz

 Breaking News

Kim Kardashian zbulon që Kanye West dikur ka punuar në një…call center

Kim Kardashian zbulon që Kanye West dikur ka punuar në një…call center
December 04
21:58 2018

Çifti Kim-Kanye, është të gjithë kohën në qendër të mediave rozë dhe në çdo pyetje që i drejtohet atyre për jetën personale, ata arrijnë të bëjnë një lajm me përgjigjet që japin, edhe pse në dukje mund të jenë gjëra shumë bazike.

E ftuar në emisionin E Jimmy Kimmel, më saktë në rubrikën e tij “3 pyetje qesharake”, Kim ka zbuluar që bashkëshorti i saj, pasuria e të cilit sot i kalon 160 milionë dollarë-t, dikur ka punuar në një call center si shitës i një produkti. Këtë ajo e tregoi kur ju përgjigj pyetjes së moderatorit, nëse flet në telefon me njerëzit që shesin produkte: “Gjithë kohën, dua të them i përgjigjem në mënyrë të sjellshme por më pas ja bllokoj numrin. Kanye ka punuar dikur si shitës produktesh në telefon, kështu që përpiqem të jem poztive”.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ju përgjigj dhe dy pyetjeve të tjera. Se cila nga motrat e saj mund të shkonte deri aty sa ta padiste në gjykatë dhe nëse dikush nuk do e pëlqente selfien që ajo e ka bërë a quhet më një “selfie”. Pyetjes së parë ajo i dha përgjigje duke përmendur emrin e Kourtney Kardashian, e cila sipas Kim është shumë e ashpër, madje njëherë desh e ka hedhur në gjyq për shkak të një vonesë në pagesë. Ndërkohë që nëse një selfie do të quhej selfie nëse askush nuk do ta pëlqente ajo ju përgjigj se: “Po, edhe pse mua nuk më ka ndodhur ndonjëherë”.

Gjithsesi përveç pjesës që Kanye dikur ka punuar në call center, gjë që i jep dhe një shembull tjetër për tu frymëzuar atyre që e bëjnë këtë punë, këtu çudia më e madhe është që motrat e familjes Kardashian janë aq serioze kur vjen fjala për biznes sa janë të afta ta padisin njëra tjetrën. Prandaj suksesi që kanë nuk duhet të jetë çudi. /Blitz.al/

Share