Blitz

 Breaking News

Kim Kardashian, një zonjë e parë? Ajo nuk mund të jetë kurrë një Jackie Kennedy

Kim Kardashian, një zonjë e parë? Ajo nuk mund të jetë kurrë një Jackie Kennedy
August 29
10:26 2017

 

Ditën e djeshme, Kim Kardashian pushtoi Instagram-in me fotot që në muajin shtator  do të dalin në kopertinën  e revistës “Inteview” për të cilën ajo ka dhënë një intervistë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians ka pozuar bashkë me të bijën North West  dhe është shprehur se këto fotografi do të mbeten një kujtim shumë i bukur gjatë gjithë jetës së saj.

Në foto vihet re se Kim ka ndryshuar tërësisht stil duke u prezantuar si një zonjë e parë, një imazh shumë i ngjashëm me Jackie Kennedy-n, gruan që ka hyrë në historinë e Amerikës. E veçanta e kësaj interviste është se në qendër nuk ka qenë vetëm Kim, por edhe vogëlushja North.

Megjithatë kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat të cilët e kanë kritikuar ashpër seks-simbolin. Ndjekësit janë shprehur se fotografët kanë errësuar ngjyrën e lëkurës së Kim në mënyrë që ta përshtatnin me atë të vajzës së saj. Ata e kanë konsideruar këtë gjë si një veprim racist dhe kanë sulmuar tentativën e saj për t’u dukur si zonjë e parë por ajo nuk mund të jetë kurrë një Jackie Kennedy.

“Është për të qeshur fakti që Kim quhet zonjë e parë. Ajo s’mund të jetë kurrë Jackie e as Marilyn Monroe”,- shkruan një ndjekës. “Një zonjë e parë nuk poston kurrë foto nudo në rrjete sociale”. /Blitz.al/

Share