Blitz

 Breaking News

Këtë s’e kishim dëgjuar! Disa shpërndajnë lekë në “club”-e, ndërsa Capital T bakllava!

Këtë s’e kishim dëgjuar! Disa shpërndajnë lekë në “club”-e, ndërsa Capital T bakllava!
September 04
13:15 2017

Capital T ka lënë pas një verë të suksesshme me koncerte të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kudo ku ai ka performuar ka krijuar atmosferë dhe i ka mbushur plot “club”-et. “Andiamo”, bashkëpunimi i tij me Ardian Bujupin, është një nga hitet më të dëgjuara të kësaj vere.

Shpeshherë reperi nga Kosova ka shpërndarë në rrjete sociale momente nga performancat e tij, ku është kujdesur që t’i befasojë fansat e tij në mënyra të ndryshme. Para pak ditësh ai na tregoi se si zgjodhi të shfaqej në skenë duke zbritur papritur nga një lartësi e madhe me vinç, ndërsa pak minuta më parë ka zbuluar një tjetër befasi.

Nëse më herët kemi parë se reperat shqiptarë, si Noizy, Mozzik apo Getinjo, hedhin  shuma të mëdha lekësh në koncertet e tyre duke entuziazmuar kështu turmën e fansave, Capital T di ta vjedhë zemrën me ëmbëlsira. Në një postim të pak minutave më parë në Instastory, reperi shfaqet duke kënduar dhe pranë tij dallohet një tepsi me bakllava.

“Kujt i ka ra sheqeri”,- shkruan me humor reperi brenda fotos. Duket se Capital ka gjetur një mënyrë shumë popullore për t’i bërë për vete fansat./Blitz.al/

Share