Blitz

 Breaking News

Kërcimi i Rashelit ngjall debat, çfarë ndodhi mbrëmë në “Dance With Me”

Kërcimi i Rashelit ngjall debat, çfarë ndodhi mbrëmë në “Dance With Me”
October 02
10:40 2018

Mbrëmë ishte nata e tretë e spektaklit “Dance With Me” dhe përveç performancave të konkurentëve pati edhe disa “përplasje” të vogla”. Ishte performanca e çiftit Rashel Kolaneci dhe Seldi që ka ngjallur debate në sallë dhe “shkak” u bënë asetet e konkurentes.

Balerini i njohur Klejdi Kadiu nuk e ka vlerësuar performancën duke u shprehur se nëqoftëse nuk do të ishin motorrët dhe muzika Rasheli nuk kishte grindë dhe fuqi gjatë kërcimit.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i balerinit profesionist Graciano Tagani i cili u shpreh se:

“Komentet për Rashelin janë gjithmonë të vrazhda në krahasim me konkurentët e tjerë. Ajo sonte kishte ekspresivitet dhe kjo u pa edhe nga publiku. Mos harro se janë amator” – ka përfunduar Graciano duke marrë duartrokitjet dhe mbështetjen e sallës.

Ndryshe nga Klejdi Kadiu, Valbona u shpreh se pavarësisht se ky zhanër i kërcimit nuk i pëlqen ajo vlerësoi performancën dhe tha se u realizua në mënyrë fantastike si nga Seldi ashtu edhe nga Rasheli. Ajo shtoi se bukuroshja 19-vjeçare di të kërcejë ka një staturë të bukur por thjesht nuk ka ardhur akoma momenti ta tregojë këtë.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Share