Këngëtarja shqiptare “kënaqet me pak”: “Mashkulli im duhet të dijë të artikulojë, s’më intereson pamja e jashtme…”
Ndonëse prej kohësh jeton në Itali, mediat shqiptare dhe fansat vazhdojnë ta ndjekin me kërshëri jetën e këngëtares së njohur shqiptare. Kohë më parë, Evi Reçi ndau me ndjekësit e saj lajmin e mirë se tashmë punonte si gazetare në të përditshmen italiane “La Republica”.
Aktualisht ajo është dhe moderatore në radion “Fiesole” në Itali. E ftuar në “Top Albania Radio”, Evi ka treguar se është shumë e lumtur me punën e saj. Nëse për anën profesionale dimë shumë, për jetën personale Evi është treguar tepër e rezervuar. Moderatorja Dojna Mema e ka pyetur Evin se çfarë karakteristikash duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen e saj.
“Nëse një mashkull di të artikulojë rrjedhshëm, mjafton”,- është shprehur Evi, duke anashkaluar kështu pamjen e jashtme.
Duket se Evi i ka shumë të qarta idetë e saj, do për burrë një gazetar, nisur edhe nga fjalët e saj. /Blitz.al/