Këngëtarja e njohur rrëfen: “Kur fillova të dilja me ‘mashkullin më seksi’ të vitit, të gjithë më thanë: Çfarë dreqin po bën?!”
November 26
17:55
2017
Edhe pse revista prestigjoze amerikane, “People” e shpalli këngëtarin e muzikës country si “Mashkulli më seksi”, sërish ka nga ata persona që kanë mbetur konfuzë nga kjo zgjedhje.
E në fakt të drejtë u ka dhënë edhe bashkëshortja e Blake Shelton, Gwen Stefani!
Në një rrëfim për Yahoo! Gwen ka treguar se është dhe do të mbetet një mrekulli nga Perëndia për të, edhe pse në fillimet e lidhjes ka qenë mjaft konfuze.
“Unë nuk po kërkoja as për dashuri, as për ndonjë gjë tjetër!”, – tregon Gwen. “Të gjithë madje ishin këtu: Çfarë dreqin po bën Gwen?. Por thjesht ndodhi dhe jam shumë e lumtur për këtë”.
Epo, ja! Nuk është aq e thjeshtë të zgjidhesh “Mashkulli Më Seksi i Vitit!”. /Blitz.al/