Blitz

 Breaking News

Këngëtarja e njohur ndryshon emrin dhe konvertohet në myslimane

Këngëtarja e njohur ndryshon emrin dhe konvertohet në myslimane
October 26
19:43 2018

Këngëtarja e njohur  irlandeze Sinead O’Connor, është konvertuar në myslimane.

Ylli i hitit “Nothing compares to you” ka qenë shpesh herë në krye të vëmendjes mediatike për “skandalet” rreth çështjeve të fesë.

Së fundmi, këngëtarja është kthyer në myslimane duke ndryshuar dhe emrin në Shuhada Davitt.

“Po ju njoftoj se jam shumë krenare që jam kthyer në myslimane. Ky është përfundimi për  çdo teolog inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë tek islami, gjë që i bën gjithëshkrimet e tjera të shenjta të tepërta”- tha ajo duke shtuar se emri saj i ri do jetë Shuhada.

Në gusht të vitit të kaluar, Sinead publikoi një video ku tregonte se gjendja e saj ishte e mjerueshme dhe rrëfeu se çdo ditë është luftë e përditshme mbijetese dhe nuk ka ditë që nuk mendon vetëvrasjen.

Nëna e katër fëmijëve ka deklaruar shpesh se ndihej e vetme, dhe nuk kishte njeri tjeter në këtë botë përveç psikiatrit, për të cilin ajo u shpreh  se ishte njeriu i vetëm që e mbante gjallë.

“Sëmundjet mendore janë si droga, nuk të pyesin kush je”- shpehej ikona e muzikës.

Këngëtarja ka qenë gjithashtu kryefjalë e skandalëve në vitin 2011 ku kritikoi publikisht kishën katolike, duke e quajtur Vatikanin “fole djajsh”, duke u shprehur se “Krishti po vritet nga gënjeshtarët e Vatikanit”.

Ndërsa vitin 1992, këngëtarja u diskutua për grisjen e  fotos së Papa Gjon Pali II, gjatë një shfaqje televizive amerikane.

Më vonë ajo sqaroi  se ishte nxitur nga skandalet e abuzimeve me fëmijë për veprimin e kryer, madje dhe vetë Papa Françesku e justifikoi veprimin e saj./blitz.al/

Share