Blitz

 Breaking News

Këngëtarja e njohur bën një “çmenduri” vetëm për të mos humbur koncertin e saj

Këngëtarja e njohur bën një “çmenduri” vetëm për të mos humbur koncertin e saj
December 04
19:33 2017

Këngëtarja e njohur Sia është akuzuar nga fansat në Melbourne pas një performance që e kanë  cilësuar si me e keqja e dhënë ndonjëherë. Por fati i keq e ka ndejkur këngëtaren sepse ajo ka mbërritur me vonesë  në koncertin e saj në Sydney.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, 41-vjeçarja ka shpjeguar arsyet e vonesës.

“Mund të kem qënë 5 minuta me vonesë. Ne nuk arritëm të merrnin avionin për shkak të kohës së keqe kështu që kemi udhëtuar me makinë për 13 orë dhe na është dashur të frynim një gomë, e cila më ka shkaktuar diarre”.

Më pas Sia shtoi: “4 minuta për të dalë në skenë. E veshur dhe gati për të performuar. Më mbështesni. Ju kërkoj shumë ndjesë”. Pavarësisht vonesës së shkurtër, këngëtarja ka dhënë një performancë të paharrueshme në “Allianz Stadium”, në Sydney. /Blitz.al/

 

Share