Blitz

 Breaking News

Këngëtari shqiptar zbulon pasionin e tij të fshehtë: “Kam 4 dhi dhe 150 pula në shtëpi”

Këngëtari shqiptar zbulon pasionin e tij të fshehtë: “Kam 4 dhi dhe 150 pula në shtëpi”
November 04
10:14 2018

Ditën e djeshme këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuar në emisionin “Prive”.

Përvecc se ka folur për projektet e reja Sabriu ka zbuluar edhe pasionin e fshehtë për blegtorinë e kafshët.  Ai ka treguar se mban në shtëpi 150 pula dhe 4 dhi, madje është shumë i fiksuar pas ushqimit bio.

“Unë jam njeri që mbaj dhi të kuqe, atje në Bardhosh ku jetoj dhe 100 deri në 150 pula të shtëpisë. Jam adhurues më i madh i pulave dhe i dhive”.- ka thënë ai.

Më pas Sabriu ka treguar se kosin dhe djathin i bën vet, nuk i blen sepse është merakli pas tyre. Gjithashtu sekreti i radhës që ndoshta shumë prej nesh nuk e kanë ditur, ishte se këngëtari ka mbaruar shkollën për blegtori dhe ndoshta kjo është arsyeja që ai është i apasionuar pas jetës së fshtatit./Blitz.al/

Share