Blitz

 Breaking News

Këngëtari shqiptar i pamëshirshëm: “Unë nuk i ndjek këngëtarucet!“

Këngëtari shqiptar i pamëshirshëm: “Unë nuk i ndjek këngëtarucet!“
October 03
14:03 2018

Të enjten do të mbahet në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës koncerti me titull “Tre musketierët”, ku protagonistë janë 3-shja e pandashme tashmë, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda.

I ftuar në emisionin “Kafein”, Redoni ka folur për detajet e këtij koncerti i cili rikthen artistët në të njëjtin vend ku morën duartrokitjet e para.

Përvëç kësaj pjese këngëtari është pyetur edhe për televizionin dhe këngëtaret e reja të cilat janë në treg aktualisht. Përsa i përket televizionit Redoni u shpreh se arti po humbet çdo ditë e më shumë, pasi emisionet politike po i zënë vendin.

Ndërsa në lidhje me këngëtaret e reja Redoni pa asnjë kompleks tha se nuk ndjek asnjë, madje i vendosi edhe një epitet deri diku përbuzës, duke i quajtur “këngëtaruce”. /Blitz.al/

 

Share