Blitz

 Breaking News

Këngëtaret shqiptare që në një jetë tjetër mund të ishin shumë mirë Blogere Instagrami

Këngëtaret shqiptare që në një jetë tjetër mund të ishin shumë mirë Blogere Instagrami
November 20
19:40 2018

Të qenit blogere në Instagram tashmë është kthyer në profesion. Edhe pse duket argëtim i pamasë, edhe blogu kërkon disa aftësi të cilat jo të gjithë mund t’i zotërojnë. Një profil estetik dhe me postime të shpeshta, fotografi me cilësi të pakrahasueshme, por edhe ndarje të detajeve nga jeta e përditshme. Personazhet VIP duke qenë se i duhet të jenë gjithnjë në kontakt me ndjekësit, shpesh arrijnë të realizojnë edhe pjesën e “blogeres së Instagramit” shumë mirë. Por gjithsesi, veçuar nga të tjerat, këto këngëtare shqiptare me profilin e tyre, në një jetë tjetër mund të ishin shumë mirë edhe profesioniste në këtë fushë.

Kida 

Nuk besoj se jam e vetmja që kam vënë re se sa shumë e dashuruar është Kida pas seteve fotografike. Kryesisht në bashkëpunim me fotografin Norik Uka dhe stilisten Diana Qerimi (kontaktet dhe lidhjet janë një tjetër pikë e domosdoshme e karrierës për një blogere), ajo thuajse çdo ditë poston foto me veshje të ndryshme dhe shumë të këndshme për syrin.

View this post on Instagram

🍀

A post shared by KIDA (@kida) on

Argjentina Ramosaj

Edhe pse ajo poston më pak, sapo mbërrin në profilin e saj të krijohet një ndjesi estetike. Menjëherë do të dallohej për stilin e veçantë që ka dhe ngjyrat neutrale që përfshijnë thuajse çdo fotografi. Një tjetër plus, është edhe fakti që ajo i ka organizuar “Story highlights” në kategori, njësoj si blogeret e njohura.

View this post on Instagram

🇳🇱

A post shared by 𝐀𝐑𝐆𝐉𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍𝐀 (@argjentinaramosaj) on

Miriam Cani

Gjëja e parë që duhet përmendur është që njerëzit do ta ndiqnin shumë, pasi Miriami nuk ngurron të ndajë herë pas here copëza nga jeta e përditshme dhe familja. Dhe kjo është diçka që njerëzit e adhurojnë. Njëkohësisht fotot pranë natyrës dhe vendeve që vizitojnë, apo edhe setet profesionale që kanë lidhje me projektet e saj, bëjnë të mundur që të krijohet një profil shumë i kompletuar.

View this post on Instagram

🍯

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Morena Taraku

Blogerja perfekte e modës, gjë që ajo thuajse po e realizon plotësisht. Jeta e shtrenjtë dhe veshjet e markave, sigurisht me një stil që di të kombinojë gjithçka do të bënin që Morena të ishte aty sa herë njerëzit të donin një sugjerim veshjeje apo kombinimi. Me siguri të huajtë që nuk e njohin, përshtypjen e parë e krijojnë pikërisht për një blogere.

View this post on Instagram

🍂

A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on

View this post on Instagram

Trend maker since always 🤦🏻‍♀️

A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on

Enxhi Nasufi

Sërish “Story Highlights” të ndara në kategori, përshtypja e parë ka shije shumë të mirë. Pastaj shkon pak më tej dhe gjen foto kombinimesh të veshjeve, foto nga koncertet, foto me kafshë, foto nga udhëtimet në natyrë, foto me miqtë dhe familjen… të gjitha të ndërthurura shumë mirë me njëra-tjetrën.

Flaka Krelani

Flaka do të ishte nga ato vajza që nuk heqin dorë kurrë nga ngjyra e zezë, por gjithnjë sigurojnë larmishmëri në foto dhe ide. Më ndryshe, më unike, profili i saj ka krijuar një “theme” shumë të bukur për t’u parë.

View this post on Instagram

F

A post shared by Flaka Krelani (@flaka.krelani) on

Pra, vajza konsiderojeni si një opsion të dytë të karrierës suaj që ta merrni seriozisht. /Blitz.al/

 

Share