Blitz

 Breaking News

Kendall Jenner mund ta pëlqejnë të gjithë, por Naomi Campbell ka tjetër mendim për të…

Kendall Jenner mund ta pëlqejnë të gjithë, por Naomi Campbell ka tjetër mendim për të…
September 27
15:19 2018

Naomi Campbell është pa dyshim një ndër supermodelet më të mira, e cila është kthyer në fenomen botëror. Ajo është shprehur gjithnjë entuziaste për modelet e reja dhe çfarë ato i ofrojnë botës së modelingut, por duket se për Kendall Jenner nuk ndan të njëjtin mendim me shumicën.

Në një intervistë për “Watch what happens L!ve” me Andy Cohen, Naomi u pyet çmendim ka rreth Kendall si modelja aktuale më e paguar dhe mendimit të saj se “i përzgjedh me kujdes pasarelat e veta e se nuk do të bënte kurrë 30 të tilla në një sezon”.

Pa mbaruar mirë fjalinë drejtuesi i emisionit, Naomi e pret:

“Pyetja tjetër…” – Dhe biseda vazhdoi në tema të tjera, pa një koment shtesë.

Mund të themi se Kendall nuk është ndër të preferuat e supermodeles. Mos ndoshta kjo vjen si pasojë e deklaratave të mëparshme ku Jenner shprehej “superiore” ndaj të tjerave që sfilonin në 70 shfaqje në sezon dhe nuk ishin përzgjedhëse? /Blitz.al/

Share