Blitz

 Breaking News

“Kemi mollë, banane dhe qershi”- Tekstet e këngëve shqiptare që kanë në qendër të tyre frutat

“Kemi mollë, banane dhe qershi”- Tekstet e këngëve shqiptare që kanë në qendër të tyre frutat
November 21
21:33 2018

E keni parasysh kur dëgjon një këngë dhe të shkon goja lëng për të ngrënë një frut? Edhe ne!

Ka disa këngë që po t’i mblidhnim frutat në gjithë tekstet e tyre bashkë, me siguri do krijonim një mix sallate shumë të shijshme.

Më poshtë po iu servirim disa prej tyre:

1.“Në një portokalle”

“Në një portokalle moj, të ndala unë ty, lulet e limonit moj të binin në sy”

Këtu jemi në fazen kur frutat janë akoma lule, por pavarsisht kësaj dhe përtej diskutimit se çfarë duan lulet e limonet në degën e portokallit, kënga është shumë e dashur për të gjithë.

2. Mandarina

“Mandarina” e famshme  bëri namin në fillim të viteve 2000 dhe në pak kohë u kthye në një hit të cilin e dëgjoje kudo që shkelje, qoftë në shtëpi, makinë apo në club-e .

Dueti i sukseshëm mes Bleonës dhe Hekuran Krasniqit e ktheu mandarinën në një lajmotiv të ditëve tona.

Imagjino pastaj kur bashkohej mandarina me një “dredhëz”(luleshtydhe), sa interesante bëhej gjithë teksti.

“Më ke hyp mbi shpinë mandarin moj mandarin

Më zë t’ëmbel po këndon si kanarin

Mbledhu mend o një here mori dredhza me sheqer

Se ta silli e t’përzi si mikser”

 

3. “Mi ke buzët si qershi”

Në këngët tona popullore  gjejmë me shumicë tekste ku tiparet të vajzave krahasohen me fruta, por ne zgjodhëm këtë të Artiolës mëqë ka edhe qershi, edhe rrush.

“Mi ke buzët moj si qershi, syri yt o moj rrush i zi

rreze dielli moj më je ti, je e vetmja moj dashuri”

3. “Te molla”

“Te molla” ishte “remake” e këngës shumë të njohur “Ajshe” kënduar nga grupi “Marigona”, e cila ishte padiskutim një ndër kolonat zanore të verës që lamë pas .

Me siguri një arsye e suksesit të këngës ishte edhe përdorimi i shpeshtë i mollës.

“Ku ke ti moj ajshe moj te molla
Aman, te molla, aman, te molla…”

 

4. Si bananja

A ka njeri që nuk e di këtë këngën e Dashnor Dikos?

Ka lindur bashkë me ne fëmijët e viteve ’90 dhe me shumë mundësi tekstin ia kemi memorizuar në një kohë me vjershat e klasës fillores.

Ndoshta nga qejfi që pikërisht në ato vite ky frut filloi të tregtohej pwr herë të parë në Shqipëri.

“Një zë flet vajza është si bananja
Të shijon kur e zhvesh, e prek ti vet
Por kujdes, por kujdes nga bananja
Mos e hidh e mos e shkel sepse rrëshqet”

5. Cicat e tua

“Njëra si mollë e tjetra si ftua
Njëra mbuluar, tjetra zbuluar
I doni dhe i dua… ”

Nëse jeni kuriozë të dini se çfarë ka dashur të thotë autori me mollën dhe ftuan, titulli i thotë të gjitha.

/Blitz.al/

Share