Blitz

 Breaking News

Keanu Reeves pranon se e ka pëlqyer aktoren e njohur kur xhironin filmin së bashku

Keanu Reeves pranon se e ka pëlqyer aktoren e njohur kur xhironin filmin së bashku
May 18
13:16 2019

 

Keanu Reeves ka luajtur në dy filma me Sandra Bullock “Speed” , njërin në vitin 1994 dhe  të dytin “Speed 2” në 1997-n, por mesa duket duhej të vinte viti 2019 që aktorët të pranonin se kishin parë një pëlqim për njëri-tjetrin.

Aktori i njohur ka qenë i ftuar se fundmi në emisionin e “Ellen Degeneres”,  ku ka treguar për herë të parë se gjatë kohës kur xhirohej filmi “Speed” kishte një pëlqim për aktoren gjithashtu protagoniste në film, Bullock, dhe shkonte me qejf në punë gjatë xhirimeve.

Ishte moderatorja Ellen ajo që nisi si fillim bisedën ku që zbuloi se Sandra e pëlqente aktorin, duke iu referuar një deklarate të saj më parë në të njëjtin emision ku kishte treguar se ajo e pëlqente Keanu gjatë periudhës së xhirimeve të filmit por nuk ia kishte shprehur kurrë këtë fakt.

Pasi në “led” u shfaq sekuenca nga intervista me Sandra Bullock, aktori zbuloi se pëlqimi ka qenë i ndërsjelltë.

 

View this post on Instagram

 

Tomorrow, Keanu Reeves and I meet for the first time.

A post shared by Ellen (@theellenshow) on

Keanu: “As ajo nuk e dinte që edhe unë e pëlqeja atë!”

Ellen: “Nuk më besohet që ju të dy e keni pëlqyer njëri-tjetrin dhe kishit frikë!”

Keanu: “Ne po punonim!”

Ellen: “Po ka edhe njerëz të tjerë që punojnë. Nuk ke pasur ti ndonjë romancë me dikë që ke bërë një film?”

Keanu: “Hmmmm”

Ellen: “Më duket si po!”

/Blitz.al/

 

Share