Blitz

 Breaking News

Kastro Zizo publikon foton intime, i zhveshur në shtrat me një vajzë

Kastro Zizo publikon foton intime, i zhveshur në shtrat me një vajzë
September 26
11:45 2018

Këngëtari i njohur Kastro Zizo njihet si një person pa komplekse dhe mjaft i drejtpërdrejtë në mendimet e tij. Ai shumë herë bëhet pjesë e portaleve për “çmenduritë” që vetëm Kastro arrin t’i bëjë.

Këngëtari është mjaft aktiv në rrjetet sociale e këtë herë, ndër postimet që na përgatisin për projektet e reja muzikore, kastro ka dashur të na tregojë diçka më tepër nga jeta e tij private, pasi në “Instastory” ka postuar një foto ku duket në shtrat me një femër.

Ai nuk e ka zbuluar fytyrën e saj por dallohet se ato janë në një moment intim dhe Kastro nuk ka nguruar ta postojë, duke krijuar zhurmë në media për identitetin e saj.

Ndoshta ai ka vendosur të krijojë një lidhje serioze por gjithsesi për më shumë duhet të presim të na e thotë vetë këngëtari. /Blitz.al/

Share