Blitz

 Breaking News

Kapitulli i mërisë ka mbaruar. Dafina Zeqiri dhe Zanfina Ismaili japin mesazhin e paqes

Kapitulli i mërisë ka mbaruar. Dafina Zeqiri dhe Zanfina Ismaili japin mesazhin e paqes
August 11
08:59 2017

Është shkruar edhe më parë se ngërçi midis Dafinës dhe Zanfinës kishte përfunduar pasi ish-mikeshat e ngushta i kishin lënë mënjanë të gjitha hatërmbetjet në momentin që motrat Ismaili humbën të ëmën e ndjerë dhe Duffy u shfaq shumë pranë tyre duke i ngushëlluar e duke i mbështetur.

Por mesa duket gjërat nuk kanë mbetur aty sepse ato vazhdojnë ta forcojnë edhe një herë miqësinë e tyre. Në një “selfie” që ka postuar në Instagram Zanfina, Duffy i ka komentuar disa zemra, ndërkohë që përgjigjja e të parës ka qenë: “Më ka marrë malli, shumë”, – duke na lënë të kuptojmë se ato janë si më parë.

Në fillim mediat shkruan se arsye për krisjen e miqësisë së tyre u bë një mashkull i cili kishte kohë i lidhur me Zanfinën dhe pas ndarjes nga ajo i vuri syrin Duffy-t. Megjithatë, e vërteta ende nuk është marrë vesh nga protagonistët por ajo që dimë me siguri është se përpos keqkuptimeve, dyshja ka ngritur flamujt e bardhë të paqes. /Blitz.al/

Share