Blitz

 Breaking News

Kanye West na habitit të gjithëve, flet kundra Donald Trump:” Jam përdorur për…”

Kanye West na habitit të gjithëve, flet kundra Donald Trump:” Jam përdorur për…”
November 01
10:25 2018

Vetëm pak ditë më pare reperi i njohur Kanye West pati një takim në “Shtëpinë e BArdhë”  me Presidentin Trump ku shfaqi hapur mbështetjen për të.

Por sot ai na ka habitur të gjithëve duke shkruar në Twitter se ka reflektuar dhe ka dalë në një konkluzion që ai është përdorur nga Presidenti për të lëshuar mesazhe politike. Për këtë arsye ai ka vendos00ur të heqë dorë nga lëvizja “Maga” por edhe të distancohet nga Presidenti Trump.

“Tashmë sytë e mi janë hapur dhe kam kuptuar se jam përdorur të shpërndaj mesazhe politike për të cilat nuk jam dakord. Unë distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qënit vetëm kreativ”- ka përfunduar West.

Ai nuk është ndalur me kaq por ka dalë kundër Trump edhe për ligjin në lidhje me armët të cilin Kanye e mbështet ndërsa Trump jo.

Duket se tashmë reperi ka vendosur që mos të merret më me politikë dhe të heqë dorë njëherë e mirë.

/Blitz.al/

 

 

 

Share