Blitz

 Breaking News

Kanye West mbyll të gjitha rrjetet sociale për shkak të Trump

Kanye West mbyll të gjitha rrjetet sociale për shkak të Trump
October 07
20:31 2018

Një javë pasi u shfaq në Saturday Night Live me një kapelë ku shkruhej “Make America Great Again” Kanye West ka fshirë çdo llogari të tij në rrjetetet sociale.

Kjo mendohet se ka ndodhur për shkak të përgjigjeve dhe kritikave që ka marrë reperi online nga kolegë dhe fansa të tij. Jo vetëm sepse u shfaq në SNL me ata kapele por sepse vazhdimisht ai vazhdonte të ndante poste në mbështetje të presidentit Trump. Madje ai shkroi në një post që duhej shfuqizuar amandamenti i 13të I kushtetutës i cili e quan skllavërinë krim edhe pse sqaroi me pas se kishte bërë një gabim dhe se nuk donta ta thoshte atë.

Gjithsesi njerëz afër tij kanë thënë për TMZ që në fakt, mbështetja për Trump dhe ato që janë shkruar për të online nuk kanë qenë shkaku për mbylljen e rrjeteve sociale. Arsyeja e vërtetë është vonesa e lançimit të albumit të tij të ri dhe fakti që ai ka udhëtuar në Afrikë për të mbyllur këngët dhe projektet e reja. Mendohet se Kanye do përsërisë të njejtën gjë që bëri dhe majin e kaluar kur mbylli llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram dhe i aktivizoi sërish kur publikoi albumin e ri, pra është e gjitha një lëvizje marketing. /Blitz.al/

Share