Blitz

 Breaking News

“Kam pasur dy shtatëzëni të dështuara”- këngëtarja shqiptare tregon për herë të parë historinë e dhimbshme

“Kam pasur dy shtatëzëni të dështuara”- këngëtarja shqiptare tregon për herë të parë historinë e dhimbshme
November 03
11:56 2018

Ajo është tashmë nënë e një djali, Platorit, por më parë ka pasur dhe dy shtatëzëni të dështuara, për të cilat ka folur për herë të parë ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për Mihrije Braha, këngëtaren shumë të dashur për publikun shqiptar. Për lindjen e djalit, ajo ka treguar se ishte diçka e paplanifikuar por e shkruar nga Zoti.

Por me shumë dhimbje, ajo ka treguar për emisionin “Mirage” për dy shtatëzënitë e tjera të dështuara.

“Unë kam pasur 2 shtazëni të tjera, në njërën kam qenë shtatzënë por nuk e kam ditur dhe kam shkuar te doktori. Ke vonesë cikli më tha, por nuk je shtatzënë dhe me dha tableta. Moskonstatimi i saktë i një shtatëzënie, kur merr medikamente atëherë nuk e ke të sigurteë që fruti zhvillohet normal. I piva medikamentet më pas, kur shkova të bëja kontroll doktori tjetër më tha, ti je shtatzënë, je dymuajshe. I thashë për terapinë dhe më tha, jo nuk është dashur. Për të mos i bërë një dëm të madh frytit, atëherë nuk guxuam të linim të vijonte shtatzënia, e ndërpreva me dashje por jo me vullnetin tim. Më ka imponuar situata në të cilën isha.”- tregoi ajo për shtatëzëninë e parë.

Më pas ajo tregoi për rastin e dytë, për të cilën është lumtuar shumë ajo dhe Platori, por dhe në të ndodhi një fatkeqësi.

“Diku në muajin e katërt e gjysmë pata një dështim spontan. Janë çuditur të gjithë njerëzit që kanë qenë rreth meje. Gati të kesh “bërë gjysmën e punës” dhe të dështosh është shumë e dhimbshme. Platorit i pëlqente barku dhe ma puthte. Dhe mua më pëlqente vetja kur kaloja dhe e shihja në pasqyra. Dhe më ka thënë “Mami nëse është djalë do ja vendosim emrin Jon, nëse është vajzë Ikena. Ikena sipas djalit do të thonte “i kemi të gjitha, të tëra”. Por gjithsesi ende nuk e di nëse ka qenë Jon apo Ikena, nuk kam dashur të vuaj edhe për këtë pjesë.”- ka përfunduar Mihrija.

Një histori shumë e dhimbshme të cilën ajo e ka përfunduar me mbështetjen dhe dashurinë e familjes. /Blitz.al/

Share